David Alaba ka vendosur të largohet nga Bayern Munichi, por ende nuk dihet sigurt nëse në janar ose në verë.

Mbrojtësi austriak është futur në vitin e fundit të kontratës me bavarezët dhe do të largohet nga Munichu.


Kampioni në fuqi i Gjermanisë i ka ofruar kontratë të re Alabas, por mbrojtësi austriak e ka refuzuar atë.

Por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja raportojnë se mbrojtësi është shumë pranë ta mbyllë marrëveshjen me Real Madridin.

david alaba bayern real madrid 1g9k6hf1yzvl1b2fw8kq24jy1

Gjiganti spanjoll është gati t’i ofrojë kontratë katër vjeçare lojtarit me një pagë prej 20 milionë eurove në sezon.

Drejtuesit e klubit madrilen besohet se kanë zhvilluar takime me agjentin e lojtarit Pini Zahavi dhe duan transferimin e tij falas në verën e vitit 2021.

David Alaba Bayern Munich vs Borussia Moenchengladbach Bundesliga 2020

Gjithsesi Los Blancos duan të nënshkruajnë një para kontratë me lojtarin në janar në mënyrë që ai t’iu bashkohet i lirë në verë.

Në garë për Alaban mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Inter, Juventus, Chelsea e Arsenal. /Telegrafi/

telegrafi sport app