LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi përgatit ofertën prej 120 milionë eurosh për Mbappen

Real Madridi përgatit ofertën prej 120 milionë eurosh për Mbappen

Klubi spanjoll, Real Madridi është duke përgatitur një ofertë të lartë për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

PSG po përpiqet të lidhë 22-vjeçarin francez me një kontratë të re, pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në verën e vitit 2022.

Megjithatë, Real Madridi vazhdon ta ketë objektiv primar Mbappen dhe janë gati të testojnë vendosmërinë e PSG-së me një ofertë fillestare shumë të lartë.


Takimi mes Al-Khelaifit dhe Mbappes do të mbahet të hënën, aty do të dihet definitivisht e ardhmja e lojtarit
Lexo po ashtu Takimi mes Al-Khelaifit dhe Mbappes do të mbahet të hënën, aty do të dihet definitivisht e ardhmja e lojtarit

Sipas mediumit Cadena SER, Real Madridi po përgatit një ofertë prej 120 milionë eurosh për superyllin e PSG-së, Mbappe.

Sidoqoftë, PSG tani ka më shumë besim se do ta mbajë Mbappen pas ardhjes së Lionel Messit si transferim falas, me bisedimet e zgjatjes së kontratës që mendohet se janë në vazhdim.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se e ardhmja e francezit është në Parc des Princes, ndërsa trajneri Mauricio Pochettino ka refuzuar të flasë për të ardhmen e lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori