Real Madridi ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Sevillas në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit spanjoll.

Skuadra e Xabi Alonsos e nisi ndeshjen fuqishëm, duke krijuar raste që në minutat e para. Fran García dhe më pas Rodrygo rrezikuan portën e Odysseas Vlachodimos, i cili u detyrua të ndërhyjë disa herë për të mbajtur rezultatin të paprekur.


Sevilla gjithashtu pati një rast të hershëm me Isaac Romero, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Avantazhi për Real Madridin erdhi në minutën e 38-të. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Rodrygo, Jude Bellingham u shkëput bukur në zonë dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Në pjesën e dytë, madrilenët vazhduan presionin. Kylian Mbappe ishte shumë pranë golit në disa raste, duke goditur shtyllën dhe duke testuar portierin e Sevillas, ndërsa edhe Rodrygo pa një tjetër tentim të ndalet nga traversa pas një pritjeje spektakolare të Vlachodimos.

Ndeshja mori kthesë vendimtare në minutën e 68-të, kur Marcao u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Sevillan me një lojtar më pak. Me epërsinë numerike, Reali e kontrolloi plotësisht lojën.

Goli i sigurisë erdhi në minutën e 86-të. Pas një penalltie të fituar, Kylian Mbappe u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke goditur ulët në qendër dhe duke e dërguar topin në rrjetë për 2-0.

Me këtë fitore Real Madridi i afrohet Barcelonës vetëm një pikë, me këta të fundit që nesër (e diel) do të luajnë ndaj Villarrealit në udhëtim./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app