LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi konsideron rikthimin e Brahim Diaz nga Milani

Real Madridi konsideron rikthimin e Brahim Diaz nga Milani

Real Madridi thuhet se ka konsideruar rikthimin e Brahim Diaz nga huazimi i tij për dy sezone te Milani, por kuqezinjtë besojnë se ai mund të zhvillohet edhe më shumë këtë vit.

Mesfushori sulmues mbush 23 vjeç muajin e ardhshëm dhe fillimisht erdhi në San Siro si huazim në shtator të vitit 2020 dhe më pas e zgjati atë për dy vjet të tjera me një kosto prej tre milionë euro.

Italianët kanë një opsion për të blerë për 22 milionë euro lojtarin, me Real Madridin që ka një kundër-opsion të riblerjes prej 27 milionë eurosh.


Milani synon blerjen përfundimtare të Brahim Diaz, pritet të flasë edhe për transferimin e Hazardit
Lexo po ashtu Milani synon blerjen përfundimtare të Brahim Diaz, pritet të flasë edhe për transferimin e Hazardit

Sigurisht që nuk ishte sezoni i tij më i mirë, edhe pse përfundoi me fitoren e titullit në Serie A, dhe me kontributin e tij prej katër golave dhe katër asistimeve në 40 ndeshje konkurruese.

Brahim Diaz nuk ishte kurrë më i njëjti pasi u rikuperua nga një periudhë e COVID-19, prandaj trajneri i Milanit, Stefano Pioli është i bindur se sezoni 2022/23 do të jetë një zbulim për lojtarin.

Kjo vjen pasi Diario AS raporton se Real Madrid dëshironte ta kthente atë në bazë këtë verë, por të dy klubet ranë dakord të vazhdonin marrëveshjen e huazimit në mënyrë që ta ndihmonin atë të zhvillohej me kohën e rregullt të lojës.

Sigurisht, Brahim Diaz mund të mos e kuptojë këtë nëse Milani arrin të blejë Charles De Ketelaere nga Club Brugge për mbi 30 milionë euro, pasi ata luajnë të njëjtin rol pas sulmuesve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori