Real Madridi është në epërsi ndaj Interit në kuadër të javës së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Zhvillohej minuta e 25-të e takimit kur Achraf Hakimi kthen një top prapa gabimisht, e nga ku përfitoi Karim Benzema.


Francezi mori topin, kaloi edhe portierin Samir Handanovic për të shënuar për 1-0.

Ndeshja po del të jetë interesante, pasi edhe Interi kishte rastet e veta.

Më i miri ishte kur Nico Barella qëlloi shtyllën. /Telegrafi/

telegrafi sport app