Mesfushori brazilian Casemiro është duke i kaluar ditët e fundit si futbollist i Real Madrid.

Casemiro karrierën pritet të vazhdojë në Manchester United ku sot janë planifikuar edhe testet mjekësore të brazilianit në Angli.


Los Blancos nga shitja e mesfushorit brazilian pritet të fitojnë mbi 70 milionë euro dhe menjëherë kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Marca ka raportuar se një brazilian tjetër është paraparë për ta zëvendësuar Casemiron në Santiago Bernabeu.

GettyImages 1242352030  1

Fjala është për mesfushorin e talentuar të Newcastle United, Bruno Guimaraes i cili ka shkëlqyer në Ligën Premier në këto muajt e parë.

Kampioni në fuqi i Evropës po e monitoron situatën e lojtarit edhe pse vështirë se mund ta transferojnë atë nga Newcastle, duke marrë parasysh fuqinë financiare të skuadrës angleze.

12 21 scaled 1

Gjithnjë sipas Marcas ky operacion për Real Madridin do të ishte shumë i vështirë, pasi 'Laraskat' e vlerësojnë yllin e tyre mbi 100 milionë euro.

Gjithsesi Los Blancos kanë shprehur interesimin e tyre për të dhe mbetet të shihet nëse do të bëjnë hap përpara për transferimin e brazilianit në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

telegrafi sport app