“Në përputhje me angazhimin tonë për solidarizim, klubi ka vendosur që të ndihmojë burrat, gratë dhe fëmijët, të cilët kanë qenë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar luftës civile dhe vdekjes”, tha një përfaqësues i klubit në një deklaratë.

Kjo erdhi pas një premtimi të bërë nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez në një bisedë telefonike me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, i cili u shpreh se: “Spanja do të marrë pjesën e saj të refugjatëve… Ne nuk do t’iu mohojmë të drejtët e azilit askujt”.


Reali është klubi i parë në Spanjë që konfirmon ndihmën për refugjatët dhe se të tjerë pritet të ndjekin shumë shpejt shembullin.

Mendohet se edhe kampionia e Evropës, Barcelona do të ndjekë shembullin e Realit. /Telegrafi/

telegrafi sport app