Real Madridi cakton datën se kur do ta zyrtarizojë rinovimin e kontratës me Vinicius

Real Madrid i ka mbyllur tashmë tre nënshkrime gjatë kësaj vere, por kjo nuk do të jetë e vetmja lëvizje që klubi do të bëjë në muajt në vijim.
Gjithashtu ka plane për t’u ofruar kontrata të reja disa prej lojtarëve aktualë, dhe një nga ata që përfshihet në këtë kategori është Vinicius Junior.
Gjatë 12 muajve të fundit, Vinicius është lidhur rregullisht me një transferim rekord në Arabinë Saudite, dhe megjithëse ai e kishte konsideruar këtë mundësi, dëshira e tij ka qenë gjithmonë të qëndrojë te Real Madrid.
Dhe përveç ndonjë ndryshimi të minutës së fundit, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit.
Qysh në maj u raportua se Vinicius dhe Real Madrid kishin arritur një marrëveshje për një kontratë të re, por që nga ajo kohë ka pasur heshtje mbi këtë çështje. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye për shqetësim.
Vinicius do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2030.
Klubi ka qenë gjithmonë i sigurt se gjithçka do të përfundojë me sukses, por ideja e tyre ka qenë që të mos ketë lëvizje të mëdha derisa të mbarojë sezoni dhe të mos krijohen shpërqendrime të panevojshme.
Si rrjedhojë, pritet që Real Madrid të njoftojë rinovimin e kontratës së Vinicius Junior në çdo moment pas përfundimit të pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Botës për Klube, e cila zgjat deri në mesin e korrikut./Telegrafi/










































