Real Madridi duhet të vendos për disa çështje brenda muajve të ardhshme, pasi që shumë talente presin për të ardhmen.

Achraf, Vallejo, Theo, Marcos Llorente, Ceballos dhe Borja Mayoral, presin të dijnë më shumë për të ardhmen.


Këta futbollistë kanë luajtur shumë pak nën drejtimin e Zidanes këtë edicion.

Achraf Hakimi (19)

AI nuk kishte oferta shumë, por Zidane u bind që ta ndal si zëvendësues të Carvajal. Ai kishte gjasa që ta zëvendësojë Carvajalin në 14 ndeshje.

15223524742143

Jesus Vallejo (21)

Mbrojtësi u kthye nga huazimi, ndërsa këtë edicion luajti për 554 minuta në shtatë ndeshje. Ai mori karton të kuq në debutimin e tij kundër Fuenlabradas. Ai ishte huazuar te Eintracht Frankfurt dhe Zaragoza.

15221694124172

Theo Hernandez(20)

Më i shtrenjti nga të gjashtit, pasi u ble nga Reali për 26 milionë euro. Ai luajti në 19 ndeshje këtë edicion.

15221707169122

Marcos Llorente (23)

Një tjetër lojtar që ka mbetur nën hijen e formës së mirë të Casemiros. Ai ka ardhur në klub pas një sezoni shumë të mirë, por ka luajtur vetëm në 17 ndeshje.

15221707074942

Dani Ceballos (21)

Erdhi nga Betis, por nuk arriti t’ia mbush syrin Zidanes. Ai ka shënuar dy gola kundër Alves dhe ka startuar vetëm në tri ndeshje.

15223527603994

 Borja Mayoral (20)

15125947303374

Ai erdhi nga huazimi te Wolfsburg, ku shënoi dy herë në 21 ndeshje. Mayoral ka luajtur në 772 minuta. /Telegrafi/

telegrafi sport app