Real Madridi fitoi kundër Las Palmas me rezultat 3-0 në La Liga, duke iu kthyer kështu fitoreve pas humbjes ndaj Gironas.

Golat për Los Blancos i shënuan Casemiro (41’), Marco Asensio (56’) dhe Isco (74’).


GettyImages 870623140 - Foto: Getty Images

Lojtari më i mirë në këtë takim ishte Asensio, i cili përveç golit dhuroi një paraqitje mjaft të mirë.

Edhe pse Cristiano Ronaldo nuk shënoi në këtë takim, ai vlerësohet lartë. Portugezi asistoi te goli i fundit dhe goditi shtyllën në minutat e fundit të ndeshjes.

Vlen të theksohet edhe paraqitja e mirë e Sergio Ramos, por ai që dështoi ishte Karim Benzema.

Për mysafirët më i miri ishte mbrojtësi Ximo Navarro, më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/

Real Madrid:

capture 20171105 231136

Las Palmas:

capture 20171105 231136 1

telegrafi sport app