LAJMI I FUNDIT:

Reagon Tahiri pas konferencës së Hotit: Dil një ndërrim me inspektorët sa qet fall e nxjerr vendime pa e pas idenë e terrenit

Reagon Tahiri pas konferencës së Hotit: Dil një ndërrim me inspektorët sa qet fall e nxjerr vendime pa e pas idenë e terrenit

Kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka reaguar ashpër pas konferencës për medie të mbajtur nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se janë të shqetësuar me mos angazhim të inspektoratit dhe policisë në disa raste për mosrepsketim të masave kundër COVID-19.

Hoti gjatë konferencës tha se ka pasur protesta dhe aktivitete sportive, ndërsa theksoi se zinxhiri komandues duhet të marrë përgjegjësi për mosrespektim të masave.

“Inspektorati dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre dhe të zbatojnë ligjin dhe vendimit të qeverisë për mbajtjen e distancës, maskës. Jemi të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe me mos angazhimin e inspektoratit dhe policisë në disa raste. Ka pasur protesta në mes të Prishtinës dhe aktivitete sportive. Zingjiri komandues duhet të marrë përgjegjësi për mos respektimin e vendimeve të Qeverisë:, tha Hoti.


Reagimi i Tahirit, ka qenë i menjëhershëm, ku e ftoi kryeministrin që të dal në ndërrim me inspektorët nëpër terren.

“Dil një ndërrim me ta, sa qet fall e nxjerr vendime pa e pas idenë e terrenit”, shkruan Tahiri. /Telegrafi/