LAJMI I FUNDIT:

Reagon Slagjana Pantoviq: U shkarkova pasi PDK pa fotot e mia me Kurtin

Reagon Slagjana Pantoviq: U shkarkova pasi PDK pa fotot e mia me Kurtin

Slagjana Pantoviq ka reaguar pasi u shkarkua të premten nga pozita e nënkryetares së Zveçanit nga kryetari i kësaj komune, Ilir Peci, për shkak të “mospërmbushjes së detyrave, tejkalimit të kompetencave dhe mospunës në shërbim të qytetarëve të komunës”.

Pantoviq ka thënë se është shkarkuar nga kryetari që vjen prej radhëve të PDK-së, pasi kësaj partie i kanë penguar takimet që ajo ka pasur me kryeministrin Albin Kurti.


“PDK-ja e pa që unë kam qenë disa herë në kryeministri dhe pas një takimi pardje me kryeministrin, janë mërzitur sepse menduan se dua të punoj kundër Pecit. Peci është një njeri që nuk mund të më konkurrojë intelektualisht dhe politikisht, kështu që unë kurrë nuk kam folur keq për të me kryeministrin”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kryetari i Zveçanit shkarkoi nga detyra nënkryetaren e Komunës, Slagjana Pantoviq
Lexo po ashtu Kryetari i Zveçanit shkarkoi nga detyra nënkryetaren e Komunës, Slagjana Pantoviq

Tutje, ka paralajmëruar se do ta padisë kryetarin Peci, për të cilin ka thënë se nuk është i gatshëm të punojë me qytetarët.

“Unë personalisht do ta padis për deklaratën e tij, pasi kam prova për keqbërjen e tij. Z. Peci është anëtar i partisë PDK, e cila nuk ka arsim. Ai nuk është në gjendje të firmosë emrin e tij, aq më pak të punojë me qytetarët”.

“Partia PDK e përdor si kukull. Shkarkimi im është bërë për arsye kombëtare dhe politike sepse nuk kam pranuar të punoj kundër interesave të qytetarëve dhe nuk kam pranuar të jem mbulesë e aktiviteteve ilegale të PDK-së”, ka thënë mes tjerash Pantoviq. /Telegrafi/