LAJMI I FUNDIT:

Reagon Ministria e Brendshme britanike pas vendimit për Berishën: Non grata u shpall me prova

Reagon Ministria e Brendshme britanike pas vendimit për Berishën: Non grata u shpall me prova

Pas vendimit te Komisionit Special të Apeleve të Emigracionit në Londër, ka reaguar ministra e brendshme britanike, e cila e ka shpallur Sali Berishen non grata.

Qëndrimi që qeveria britanike përcolli përmes Home Office, tregon se rekomandimi CSN 2023 është arritur si produkt i një vlerësimi gjithëpërfshirës të provave në dispozicion.

Anglia mbetet një partnere afatgjatë e Shqipërisë, përfshirë prokurorin Special, policinë e shtetit dhe agjencitë e tjera ligj-zbatuese në identifikimin e përgjegjësisë dhe ndërmarrjes së veprimeve kundër krimit dhe korrupsionit, theksohet në vendim.


Aty kujtohen gjithashtu se hapat e ekzekutivit përfshijnë ndihmën për forcimin e strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, veçanërisht për reduktimin e perceptimit të publikut lidhur me pandëshkueshmërinë dhe përmendet ofrimi i asistencës strategjike për policinë e shtetit shqiptar, bashkëpunimi me partnerët shqiptarë për forcimin e sistemit gjyqësor; mbështetja e medias së pavarur dhe shoqërisë civile për forcimin e transparencës brenda sistemit gjyqësor, si dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët Shqipëri-Angli nëntorin e vitit 2023, që forcoi themelet e deklaratës dypalëshe të dhjetorit 2022.

Sali Berisha humb apelin kundër ndalesës për të hyrë në Britani
Lexo po ashtu Sali Berisha humb apelin kundër ndalesës për të hyrë në Britani

Sekretari i brendshëm e ka fuqinë të përjashtojë një shtetas jo-britanik nëse prania e tij nuk konsiderohet e favorshme për të mirën publike. Përjashtimi rezervohet normalisht për raste që përfshijnë sigurinë kombëtare, krimin ndërkombëtar (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit apo gjenocidin, korrupsionin dhe sjelljen e papranueshme.

Aplikuesi ka të drejtën ligjore të kërkojë leje për të apeluar vendimin e gjykatës, theksohet më tej, teksa në fund evidentohet fakti që puna e përbashkët është duke prodhuar suksese domethënëse, me më shumë operacione të përbashkëta dhe hetime të planifikuara këtë verë, raporton Top Channel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Kronika e Zezë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori