LAJMI I FUNDIT:

Reagon LVV-ja në Vushtrri thonë se argumentet e Tahirit janë ta paqëndrueshme

Reagon LVV-ja në Vushtrri thonë se argumentet e Tahirit janë ta paqëndrueshme

Të premten është prishur koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në Komunën e Vushtrrisë, kjo pasi siç tha kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, LVV-ja nuk e ka votuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë, në mbledhjen që është mbajtur të enjten në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Ndërsa sot nga Lëvizja Vetëvendosje, në Vushtrri kanë reaguar duke thënë se argumentet e prezentuara nga Xhafer Tahiri kinse për mosvotimin e ‘Planit për Rimëkëmbje Ekonomike’ të Vushtrrisë janë krejtësisht të paqëndrueshme.


Reagimin e kësaj partie e ka bërë publike në rrjetin e tij social në Facebook ish drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë, bujqësisë dhe zhvillimit rural, Miran Halili.

Në reagim thuhet se insistimi i Tahirit për të monopolizuar proceset e prokurimit dhe mbikëqyrjes ishin të dyshimta, për të cilën siç thonë ata e kanë paralajmëruar atë disa herë dhe i kanë dhënë rastin të përmirësohet, por ndodhi e kundërta.

Madje siç thuhet në reagim, ky votim është vetëm shkas i një përcaktimi të mëherëshëm, jo nga Tahiri, por niveli qendror i LDK-së e kryetari Isa Mustafa.

Lexoni më poshtë reagimin e LVV-së:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri sqaron opinionin publik lidhur me vendimin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për shkëputjen e  koalicionit.

Dallimet tona të vazhdueshme dhe insistimi i Kryetarit Tahiri për të monopolizuar proceset e prokurimit dhe mbikëqyrjes ishin të dyshimta. Ne e kemi paralajmëruar atë disa herë dhe i kemi dhënë rastin të përmirësohet, por ndodhi e kundërta.

Argumentet e prezentuara nga Xhafer Tahiri kinse për mosvotimin e ‘Planit për Rimëkëmbje Ekonomike’ të Vushtrrisë janë krejtësisht të paqëndrueshme. Ky votim është vetëm shkas i një përcaktimi të mëherëshëm, madje jo nga z. Tahiri, por niveli qendror i LDK-së e kryetari Isa Mustafa.

 Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka mbështetur unanimisht ndarjen e mjeteve për këtë projekt dhe ka  mbështetur të gjitha procedurat administrative që të kemi një plan të vërtetë, ashtu sipas kontratës, operatori ekonomik, do të duhej të përgatiste së paku 10 projekte të detajuara zhvillimore, me të cilat komuna jonë do të aplikonte në ministritë e linjës dhe tek donatorët e brendshëm dhe të jashtëm, në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve.

 Në seancën e djeshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një mbledhje të radhës, ku ‘Plani i Rimëkëmbjes’ do të plotësohej me projektet për të cilat Komuna ka paguar 140.000 €, dhe jo të vinte një material gjysmak, pa përmbajtje konkrete, ku “projektet” paraqiten me pak fjalë, pa asnjë detaj dhe vetëm si koncepte, kryesisht të marrura copy-paste, pa asnjë analizë profesionale. Kjo tendencë për të kaluar këtë plan me nguti dhe pa analizë, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! – Qendra Vushtrri e bën tejet iniciativë të dyshimtë. Kësisoj ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetoi këtë çështje!

 Kërkesa jonë ishte parimore dhe e drejtë: parat e paguara nga buxheti komunal, të mos paguhen në projekte të cilat nuk përmbushin as minimumin e asaj për çfarë janë kontraktuar.

 Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do t’i braktis asnjëherë dhe për asnjë moment qytetarët dhe interesat e tyre, por nëse kryetarit Tahiri i ka penguar kërkesa jonë për shqyrtim të mirëfilltë dhe transparenca për këtë plan atëherë problemi qëndron diku tjetër. Puna parimore, transparente, e përgjegjshme dhe llogaridhënëse para qytetarëve do të jenë përherë primare për mënyrën tonë të qeverisjes. Nga këto nuk mundemi dhe nuk do të heqim dorë asnjëherë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori