Pas transferimit ilegal të dy milionë e 77 mijë eurove nga Thesari i Shtetit në llogarinë e kompanisë private LDA Group SH.P.K më 9 tetor, një shumë prej mbi 1 milionë e 300 mijë eurove është procesuar në 17 xhirollogari të tjera.
Kompania e përmendur si e përfshirë në njërën nga këto transfere, “Kreativ”, ka reaguar ndaj lajmit të publikuar, duke theksuar se me kompaninë e cila po hetohet për këtë skandal gjatë vitit 2018 kanë pasur bashkëpunim, për të cilin bashkëpunim janë lëshuar dy fatura të rregullta, pagesa e së cilave është bërë rastësisht në kohën kur u bë edhe transaksioni i dy milionëve nga Thesari i Shtetit.
“Gjatë vitit 2018 punëtoret e kësaj shoqërie kanë realizuar punime ne objekte te ndryshme te kontraktuara në mesin e tyre edhe disa objekte për kompaninë “LDA Group” në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës të cilat kanë përfunduar në vitin 2019, të cilat kjo kompani i kishte kontraktuar me një projekt dy vjeçar nga MPMS dhe e cila tani është objekt i hetimit nga organet shtetërore. Për të gjitha këto punime të shoqërisë tonë janë lëshuar dy fatura të rregullta ( nr. 09/2020 dhe 10/2020 në vlerë prej gjithsejt 21,566 euro, e cila është paguar ne momentin kur debitori, kompania LDA Group ka pasur mundësi pagesë. Fakti se pagesa e kësaj faturë është bërë në momentin e realizimit të transaksionit bankar, që po hetohet nga organet hetimore është koincidence dhe nuk ka të bëjë fare me ndonjë punë fiktive siç është pretenduar në këtë shkrim”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kompanisë.
“Ne jemi kompani private, që e kemi të angazhuar kompaninë ndër më të njohurat për auditim dhe mbikëqyrje të letrave financiare që i mbikëqyrë të gjitha aspektet financiare të “KREATIV”shpk, dhe se kushdo që na ka obligime të faturuara për punët e kryera nga ana jonë, ne nuk kemi mundësi me i fal askujt asnjë borxh, sepse është mundi jonë, është djersa jonë”, thuhet në reagim.
“Shoqëria tregtare “Kreativ” sh.p.k. është regjistruar pranë organeve përkatëse si shoqëri me kapital privat dhe me veprimtari primare punët ndërtimore. Prandaj, kërkojmë nga portali insajderi.org që menjëherë të largoj këtë shkrim nga portali nën mbikeqyrjen e tyre si dhe të largoj të gjitha ndërlidhjet e këtij shkrimi me portalet tjera dhe të publikoj këtë reagim në tërësi. Zyra e avokatit të kompanisë, do të vazhdoj me procedura ankese pranë organeve përkatëse për mbikëqyrje të mediave të shkruara dhe do të filloj edhe proces gjyqësor pranë gjykatës kompetente për shpifje dhe kompensim dëmi”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës