Lionel Messi dhe Edgar Badia ndanë një moment emocionues pas fitores ku Barcelona fitoi 3-0 ndaj Elches të mërkurën.

Messi luajti nga fillimi për Barcelonën, duke bërë një ndeshje brilante, duke e mbyllur me dy gola ndaj portierit të Elches, Badia.


Pas fishkëllimës së fundit, portieri ia kërkoi fanellën gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

https://twitter.com/MandannaManish/status/1364653455491534852

Messi ia dhuroi, ndërsa ia kërkoi portierit fanellën e tij duke e befasuar, i cili me nxitim e zhveshi duke i këmbyer, e që nxiti buzëqeshjen e argjentinasit.

Argjentinasi shënoi dy gola ndaj Badias, duke bërë që Barcelona të shkojë në 50 pikë në këtë kampionat, pesë pikë prapa udhëheqësit , Atletico Madrid.

Ai tani ka 18 gola në La Liga, duke u bërë golashënuesi më i mirë i kampionatit përpara ish-shokut të tij të skuadrës Luis Saurez i cili ka 16 gola në këtë kampionat. /Telegrafi/

telegrafi sport app