Xherdan Shaqiri ka thënë se është i fokusuar te Kampionati Botëror dhe nuk i dëgjon thashethemet për të ardhmen e tij.

Mesfushori shqiptar do të largohet nga Stoke Cityt gjatë kësaj vere, ndërsa klube të shumta kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.


Së fundmi, është spekuluar se Jurgen Klopp i dëshiron shërbimet e tij në Anfield, për të pasur zëvendësim për Mohamed Salah, Sadio Mane e Roberto Firmino.

XherdanShaqirii 2 (Foto: Getty Images)

Ndërsa kur është pyetur nga një gazetar në lidhje me stadiumin Anfield dhe Liverpoolin, ai ia ka kthyer me të qeshura.

Dhe më pas i është drejtuar: "Pse po flisni për Liverpoolin?". Gazetari ia ka shpjeguar se The Guardian ka raportuar se Redsat interesohen për të, ndërsa 26-vjeçari ka theksuar se agjentët e tij merren me këtë çështje.

"Tash për tash nuk mund t'ju them asgjë. Mendoj se agjentët e mi kujdesen për të ardhmen time. Unë jam i përqendruar te ekipi kombëtar (i Zvicrës) tash", ka thënë Shaqiri.

Zvicra ndodhet në Grupin E në 'Rusia 2018' së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën. /Telegrafi/

telegrafi sport app