LAJMI I FUNDIT:

Reagimet për zgjedhjet serbe, Mushkolaj: Vendet e QUINT-it na kanë lënë pa viza tash 10 vjet

Reagimet për zgjedhjet serbe, Mushkolaj: Vendet e QUINT-it na kanë lënë pa viza tash 10 vjet

Analisti  Imer Mushkolaj, duke komentuar zhvillimet e fundit pas suspendimit të Kryetares së Gjykatës në Mitrovicën veriore, tha se ndërkombëtarët nuk po reagojnë kur gjyqtarët serbë të Kosovës po shkojnë në takimet e Vuçiqit.

Mushkolaj thotë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini se vendet e QUINT-it vazhdimisht kanë pasur reagime ndaj institucioneve të Kosovës në raport me zgjedhjet serbe.

Ai thotë se Quint-i ka reaguar edhe me rastin e refuzimit të referendumit të fundit në Serbi.


“Është gabim nëse ne dërgojmë mesazh se serbëve iu ka mohuar e drejta për të votuar”.

Mushkolaj thotë se mbështet kërkesën që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por sipas tij gjërat nuk janë afër.

“Ne po negociojmë prej 11 vitesh dhe ku është ajo marrëveshje, derisa zgjedhjet vazhdojnë të mbahen e Serbia vazhdon të shkelë sovranitetin e Kosovës”.

Dardan Gashi pëkrah Kurtin për refuzimin e zgjedhjeve serbe: Do t’ia kishim “çarë kokën” nëse do t’i lejonte ato
Lexo po ashtu Dardan Gashi pëkrah Kurtin për refuzimin e zgjedhjeve serbe: Do t’ia kishim “çarë kokën” nëse do t’i lejonte ato

Analisti thotë se vendet e QUINT-it janë ato që po e pengojnë liberalizimin e vizave prej 10 viteve.

“Ne asgjë nuk kemi përfituar nga vendet e Quint-it në raport me integrimet evropiane. Ky nuk ishte momenti i vetëm që Quint-i pozicionohet në këtë mënyrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori