Reagimet e yjeve të artit për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Sot (e mërkurë), është gjetur e vdekur vajza e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
Regjisorja Arzana Kraja ka ndërruar jetë në Lagjen "Emshir" në Prishtinë.
Përveç Qendrës Kinematografike të Kosovës, ngushëllime për vdekjen e saj kanë ardhur nga emra të njohur të botës së artit, përfshirë këngëtarë, aktorë dhe regjisorë.
Regjisori Besim Ugzmajli:"Një lajm tepër i tmerrshëm, i pabesueshëm. Prehu në paqe Arzana! Ngushëllime familjes Kraja dhe gjithë komunitetit".Modelja Diellza Kolgeci:"Arzana Kraja, nuk po mundem të besoj".
"Vdekja e hershme e Arzanës është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për të tashmen dhe të ardhmen e kinematografisë.Prehu në paqe, Arzana Kraja".
Regjisorja kosovare njihet më së miri për filmin "Shkurta", teksa debutimin e bëri me filmin "Fusha e mëllenjave”, i cili njëkohësisht bëri edhe hapjen zyrtare të edicionit të 11-të të PriFest 2019.
Ndërkohë, filmi i metrazhit të gjatë "Fusha e Mjellmave" ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit "Berlinale". /Telegrafi/




























































