Reagimet e para të lojtarëve të ekipit shqiptar Bad News Eagles pas kualifikimit në Majorin e CS:GO në Brazil

Bad News Eagles edhe njëherë kanë arritur që të kualifikohen në një turne Major të CS:GO, tani do të garojnë në Rio de Janeiro të Brazilit në fazën ‘Challenger Stage’.
Ndeshjen vendimtare Bad News Eagles u përballen me ekipin forZe, të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Menjëherë pas triumfit të tyre lojtarët e ekipit shqiptar kanë reaguar përmes rrjetit social Twitter.
Dionis ‘sinnoppsy’ Budeci: Vetëm pa fjalë djem, shihemi në Rio.
Rigon ‘rigoN’ Gashi: RIGON u aktivizua në 2 hartat e fundit. Isha shumë i heshtur gjatë gjithë turneut, por jam shumë i lumtur që e bëmë përsëri!!! LETSGOOOO, e dua skuadrën time.
Genc ‘gxx-‘ Kolgeci: Ëndrrat bëhen realitet ne do të shkojmë në Rio, kaq krenarë për ekipin tim LETS GOOOOOOOO.
Sener ‘SENER1’ Mahmuti: çfarë lufte është kjo BNE, shkojmë ne Rio babyyyyy.
Klesti ‘stikle’ Kola: Ne fituam 2-1 kundër forZe, jam shumë krenar për qëndrueshmërinë dhe besimin e ekipit gjatë gjithë turneut. Rio ne po vijmë.
Flatron ‘Juanflatroo’ Halimi: ESL e dinte tashmë, rrufeja nuk godet kurrë dy herë, por Bad News Eagles me siguri po.
/Telegrafi/

















































