LAJMI I FUNDIT:

Reagime për Thimonier, kritika “për” dhe “kundër” tij

Reagime për Thimonier, kritika “për” dhe “kundër” tij

Valë e madhe reagimesh shpërtheu pas prononcimit të një dite më parë të ambasadorit të Francës Christian Thimonier i cili drejtoi gishtin nga institucionet vendore si përgjegjëse për bllokimin nga ana e Francës për marrjen e datës. Rrjetet sociale sulmuan verbalisht ambasadorin, madje në disa raste duke thënë se “ai ka nënçmuar inteligjencën e qytetarëve” të vendit dhe se “do të mjaftonte edhe një konferencë tjetër e tij për mediat dhe opozita nuk do të kishte nevojë për fushatë zgjedhore”. Pjesa tjetër u vunë në mbrojtje të Thimonier dhe shtojnë se prononcimi i tij zbuloi se pushteti ka gënjyer.

Malinka Jordanova nga Instituti për Politikë Evropiane e arsyeton zhgënjimin e kritikëve të Thimonier. Sipas saj, këto deklarata janë kundërthënëse me atë që më herët ka deklaruar Parisi zyrtar.

“Këtu nuk është asgjë bardhë e zi. Fakti që Franca i publikon këto pozita pas ngjarjes, pasi e vetme e bëri bllokimin, ishte e mjaftueshme për të irrituar të gjithë opinionin në vend prandaj qëndrimi im në këtë rast nuk është aspak diplomatik. Këto deklarata janë kundërthënëse për gjithë atë që deri tani ishte politikë e vlefshme e zgjerimit e bazuar në politikën e vënies së kushteve “, u shpreh Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politikë Evropiane.


Ambasadori Thimonier, një ditë më parë deklaroi se përgjegjësinë për mos-dhënien e datës duhet ta japin ata të cilën e kishin premtuar një gjë të tillë dhe se vendi duhet të thellojë reformat, veçanërisht në gjyqësor.

“Çështjet lidhur me gjyqësorin dhe të gjitha vështirësitë që vinë me të, janë me rëndësi thelbësore për ne. Dhe nuk është sekret nëse them se gjatë bisedimeve të fundit në Paris mes Nikolla Dimitrovit, Bujar Osmanit dhe kolegëve të tyre francez, çështjet gjyqësore u shpalosën në tavolinë dhe ata u shqyrtuan nga afër. Kështu ishte rasti edhe me parlamentin holandez por edhe me të tjerët. Sepse kjo pjesë e agjendës është me rëndësi esenciale” deklaroi Thimonier.

Franca, Danimarka dhe Holanda ishin vendet që i thanë “jo” dhënies së datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për fillimin e negociatave të anëtarësimit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori