LAJMI I FUNDIT:

RDM: Dojrani t’i bashkangjitet nismës kundër minierës Kazandol

RDM: Dojrani t’i bashkangjitet nismës kundër minierës Kazandol

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, sot ka bërë thirrje deri te kryetari i komunës, këshilltarët dhe qytetarët e Dojranit t’i bashkangjiten iniciativës qytetare në Vallandovë dhe Bogdanc kundër minierës Kazandoll, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Tani është në rend Dojrani të thotë ‘jo’ për minierat dhe ‘po’ për turizëm’, thuhet në kumtesën e RDM-së.

Nga RDM urojnë Vallandovën për fillimin e suksesshëm të nismës për referendum. /Telegrafi/