Këngëtarja britanike Raye, 28 vjeçe, tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e Rock & Roll Hall of Fame 2025 në Los Angeles, duke veshur një fustan të zi me xixa dhe korse të strukturuar, të kombinuar me taka me platformë dhe aksesorë argjendi.

Flokët e saj “bob” të kaçurrelur dhe grim i theksuar i dhanë pamjes një stil elegant dhe karakteristik.


Në të njëjtin event, Elizabeth dhe Mick Fleetwood u panë të shoqëruar dhe të kuruar deri në detaje, duke spikatur me kostumet e tyre elegante, shkruan DailyMail.

Përveç daljes në tapetin e kuq, Raye ka një lajm të lumtur për fansat: makina e saj, e cila përmbante librat e saj të kompozimit të këngëve dhe ishte vjedhur vitin e kaluar, u rikuperua nga policia disa muaj më vonë, pa asnjë dëmtim të materialeve të saj.

Këngëtarja është gati të publikojë albumin e saj të dytë në studio dhe ka paralajmëruar një turne me 51 data, të quajtur “This Tour May Contain New Music”, i cili fillon në janar.

Raye ka treguar se po punon me kujdes mbi albumin, duke e përgatitur me standarde të larta për të siguruar rrjedhën dhe thellësinë e këngëve. /Telegrafi/