Ratifikohen kredencialet e delegacionit kuvendar të Maqedonisë së Veriut në APKE
Pasi që janë kontestuar autorizimet e delegacionit kuvendar të Maqedonisë së veriut në Strasburg në fillim të sesionit të Asamblesë Parlamentare të Këshilli të Evropës (APKE), Komisioni për rregulla (çështje të rregullores) i APKE-së, vendosi që t’i ratifikojë kredencialet, njofton AIM.
Sesioni filloi me verifikim të autorizimeve të delegacioneve nacionale, me ç’rast në shumë delegacione mes të cilëve edhe të Maqedonisë së Veriut u janë kontestuar autorizimet për shkak të përfaqësimit jo të mjaftueshëm gjinor, më saktë përfaqësimit jo të mjaftueshëm të grave.
Kuvendi i Maqedonisë me 46 femra parlamentare, gjegjësisht me 38,3 për qind të përbërjes së përgjithshme, që e vendos në vend të 21-të në nivel botëror. Por, në delegacionin e APKE-së nga gjashtë anëtaret vetëm dy janë femra, që paraqet 30 për qind të delegacionit. Megjithatë nuk mjafton, sesioni i sivjetshëm i APKE-së filloi me kontestim të autorizimeve të delegacionit tonë, pikërisht për shkak të përfaqësimit gjinor në të, gjegjësisht përfaqësimit jo të mjaftueshëm në asamblenë panevropiane.
Pas sqarimit nga delegacioni i Maqedonisë në përbërje të Nikolla Poposkit, Shpresa Hadrit dhe Betian Kitev, janë pranuar kredencialet, duke pasur parasysh se delegacioni numëron vetëm tre anëtarë dhe tre zëvendës të tyre, ndërsa mes zëvendësve është edhe një deputete femër. Në rast se delegacioni do të ishte më i numërt, atëherë mund të kishte përfaqësim gjinor më të madh, me respektim të përfaqësimit politik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, Komisioni për rregulla i Kuvendit konkludoi se duhet të ratifikohen kredencialet e edhe të dy delegacioneve nacionale të kontestuara në baza procedurale të hapjes së sesionit – ato të Moldavisë dhe Spanjës, ndërsa për Federatën Ruse vendimi është miratuar në nivel të APKE-së. Opinioni i komitetit është dorëzuar në letrën deri te Presidenti, e cila është lexuar në sesioni plenar pa debat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite