LAJMI I FUNDIT:

“Ratifikimi apo rrëzimi i demarkacionit, me konsensus nacional politik”

“Ratifikimi apo rrëzimi i demarkacionit, me konsensus nacional politik”

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka thënë që PDK-ja është e qartë në atë që duhet konsensus politik nacional sa i përket çështjes së demarkacionit.

Ai gjithashtu shtoi se edhe në rast të rrëzimit të marrëveshjes aktuale, edhe kjo duhet të realizohet me konsensus dhe se duhen përmbushur tre pika.


“PDK ka kërkuar një konsensus nacional politik, dhe në qoftë se nuk arrihet sërish ka nevojë për konsensus për rrëzimin e marrëveshjes. Duhen përmbushur tre pika; vlerësimi i parë duhet të rrezohet me 81 vota, çdo deponim që është bërë deri më tani nuk është valid dhe nuk mund të përdoret nga palët e treta si dhe duhet të krijohet një komision i ri së bashku me komisionin aktual dhe të paraqiten faktet e gabimet e gjetura”, ka thënë deputeti Shaip Muja në një intervistë në Ballë Për Ballë të KlanKosova.

Ndërsa Muja nuk sheh ndonjë lidhje në mes të Gjykatës Speciale dhe zgjedhjeve të parakohshme, edhe pse, sipas tij, specialja do të trazoj pak skenën politike.

“Gjykata Speciale do të trazoj pak situatën politike, mirëpo nuk po flitet që për shkak të gjykatës do të shkohet në zgjedhje. Krijimi i kësaj gjykate është vepër e turpshme e jona. EULEX-i ka qenë këtu dha ka pasur mundësi që përmes institucioneve tona ta realizoj gjykatën speciale, mirëpo edhe ata kanë bërë gabime e nuk kanë dhënë përgjegjësi”, ka thënë Muja.

E sa i përket transformimit të FSK-së përmes ligjit, Muja ka thënë që është veprimi i duhur, ngaqë serbët do të votonin kundër dhe se kjo çështje nuk duhet të mbetet peng për shkakun e tyre.