Sot është mbajtur seanca e radhës lidhur me keqpërdorim të 17 milionë eurove në tenderët e ELEM SH.A nga kompania ''Transmet'' e udhëhequr atëherë nga Sead Koçan.

Dëshmitar në këtë seancë të sotme ka thënë se është keqpërdorë nënshkrimi i tij. ''Kam tre nënshkrime, faturat janë të miat kurse nënshkrimet 'ashtu-ashtu'''


Ky dëshmitar ka pranuar edhe se ka keqpërdorë detyrën zyrtare në kompani vetëm se janë njohur familjarisht me Sead Koçan.

Në gjykimin e kaluar, Koçan ka thënë se ndjehet i pafajshëm në këtë rast. /Telegrafi/