LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Perandoria”, Kamçev nuk shkon në burg deri më 1 qershor

Rasti “Perandoria”, Kamçev nuk shkon në burg deri më 1 qershor

Biznesmeni i dënuar Orce Kamçev, dënimin me burg prej një viti për rastin “Perandoria”, nuk do ta vuajë në Shkup.

Kamçev para pesë ditëve e ka informuar Gjykatën Penale të Shkupit se e ka ndërruar adresën e vendbanimit në qytet tjetër, përkatësisht në Ohër. Këtë e ka bërë edhe partneri i tij i biznesit, Nenad Josifoviq.

“Gjykata i ka bërë të gjitha analizat e domosdoshme për ta vërtetuar informacionin e dorëzuar ndërsa pas konstatimit se personat e dënuar gjatë procedurë e kanë ndërruar adresën, Gjykata Penale sipas nenit 7 paragrafit 2 nga Ligji për Shqiptimin e Sanksioneve, sipas të cilit organ kompetent për shqiptimin e sanksionit është gjykata në bazë të vendit të banimit, sot e ka dorëzuar lëndën për procedim të mëtutjeshëm në Gjykatën Themelore në Ohër”, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale, Shkup.


Alsat ka kontaktuar me kryetarin e gjykatës në Ohër, Vasill Batkoski. Ai thotë se lënda për momentin nuk ka arritur në gjykatë ndërsa më pas do t’i ndahet gjykatësit për shqiptimin e sanksioneve. Kjo do të thotë se, Kamçevi dhe Josifoviqi më 1 qershor nuk duhet të paraqiten në burgun e Shkupit në lagjen Shuto Orizarë pasi akti i referimit i dhënë nga Gjykata e Shkupit nuk vlen më. Kamçevi dhe Josifoviqi do të presin datë tjetër që do ta jap gjykatësi i Ohrit. Lartësinë e dënimit që është shqiptuar ndaj Kamçevit dhe Josifoviqit prej një viti burg, ata duhet ta vuajnë në burgun e Strugës i cili është i hapur dhe ofron kushte më të volitshme për dallim nga burgu i Shutkës. Kamçevi dhe Josifoviqi në burgun e Strugës mund të shkojnë për bujtje nëse gjatë ditës kanë obligime pune.

Paraprakisht, Zoran Milevski- Kiçeec ndërroi adresën e vendbanimit dhe fitoi mundësinë që dënimin me burg prej tre viteve për rastin “Reket” ta vuajë në burgun e Strugës. Ai më herët punonte në depon e një lokali në Ohër. Kamçevi dhe Josifoviq arritën marrëveshje për vepra deri në vitin 2009. Kamçevi për keqpërdorim të shërbimit dhe autorizimeve ndërsa Josifoviq për larje parash. Kamçevi si pjesë e marrëveshjes nëpërmjet kompanisë “Kara SH.A Shkup ka paguar në llogarinë e shtetit mbi 5 milionë euro./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori