LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Parcelat në Vodno”, Samsonenko: 10 mijë metra katrorë tokë i bleva nga Kamçevi

Rasti “Parcelat në Vodno”, Samsonenko: 10 mijë metra katrorë tokë i bleva nga Kamçevi

Biznesmeni dhe konsulli nderi i Rusisë në Manastir, Sergey Samsonenko sot dëshmoi në Gjykatën Penale për rastin “Parcelat në Vodno”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai konfirmon se përmes kompanisë së tij “Live Kare Center” e ka blerë ligjërisht tokën prej rreth 10 mijë metra katrorë në Vodno nga biznesmeni Orce Kamçev.


“Kamçevi ma sugjeroi këtë komplot, ne u morëm vesh në 2017 ose 2018. Kam paguar 110 milionë denarë. Nuk ka ende rrugë, ka bllokadë, unë po e vuaj dëmin nga bllokada. Nuk mund ta shes apo ta jap me qira”, tha Samsonenko, i cili me propozim të Kamçevit sot dëshmoi në gjykatë.

Sipas dëshmisë së tij, biznesmeni tani është në humbje pasi me paratë që ka blerë tokën, siç thotë ai, “mund të jetonte rehat 15-20 vite në pension”.

Rastin e trajton gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa prokurore e rastit është Lile Stefanova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori