LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Monstra”, vendimi i Gjykatës së Lartë në shtator

Rasti “Monstra”, vendimi i Gjykatës së Lartë në shtator

“Nuk pres mëshirë, por drejtësi”, tha i dënuari me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”, Agim Ismailoviq në seancën e fundit në Gjykatën e Lartë para marrjes së vendimit përfundimtar nëse kjo lëndë do të kthehet në ri-gjykim ose jo. Avokati Naser Raufi tha se përkundër faktit që Prokuroria nuk duket bashkëpunuese dhe kërkon të refuzohen ankesat, ka një sërë dëshmish që ky rast është tërësisht i montuar.

“Presim që edhe këtë radhë Gjykata e Lartë ta rikthejë këtë rast, pasi në këto gjykime që ishin deri tani, kishim edhe një poentë plus ne si mbrojtje por edhe të dënuarit, që ishte referimi i grupit të ekspertëve, ku praktikisht ato konstatuan se këto ekspertiza që janë bë, janë të falsifikuara, këtë e kemi prej grupit të ekspertëve, jo prej palës mbrojtëse. Ndërmjet tjerave, edhe diçka shumë kruciale dhe kryesore, ky grup konstaton që nuk kanë pasur urdhër prej gjykatësit të hetimit për marrjen e provave, pra diçka e paparë deri tani,” deklaroi Naser Raufi, avokat.


Raufi shtoi se ekspertizat për këtë rast janë kryer në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe s’mund të kenë vlerë juridike, për këtë arsye kërkoi që nëse lënda kthehet në ri-gjykim, ekspertizat të realizohen nga ekspertë ndërkombëtar.

Raufi bashkë ma avokatët e tjerë mbrojtës u ankuan se ju është shkurtuar e drejta për seancë publike në Gjykatën e Apelit, ndërsa thanë se prokurori Lubomir Jovevski në deklarata për mediat, ka shkelur prezumimin e pafajësisë duke i shpallur ata të fajshëm, ende pa u shpallë aktgjykimi. Gjykata në fillim të seancës së sotme njoftoi palët që është refuzuar ankesa e avokatëve të të dënuarve për largimin e dy anëtarëve të Këshillit Gjykues ndërsa Prokuroria i hodhi poshtë deklaratat e avokatëve mbrojtës, theksuan se vrasja është kryer me qëllim që të shkaktohet ndjenjë pasigurie dhe frikë te qytetarët.

“Monstra” fillimisht u rikthye në shkallën e parë në vitin 2017. Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës u shpallën fajtorë gjithsej 5 persona. Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq, dy prej të cilëve ndodhen në arrati në Kosovë ndërsa u dënuan me burg të përjetshëm për “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënuar me 15 vjet burg për “ndihmë” ndërsa Haki Aziri me 9 vite burg, gjithashtu për “ndihmë”, kurse i akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori