Rasti ”Kadrieski”: MPB zbardh rastin e dhunës ndaj kryetarit të shoqatës bullgare
Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, ka njoftuar se MPB-ja ka zbardhur rastin e sulmit të bashkëkryetarit të klubit Bullgar “Shemeto”, Bekir Kadrieski. Sic tha Spasovski, policia ka reaguar shpejt dhe në mënyrë efikase.
Një sulm tjetër fizik ndez tensionet Shkup – Sofje. Bashkëkryetari i Shoqatës së Bullgarëve në RMV, “Shemeto”, Bekir Kadrieski për mediat bullgare kishte deklaruar se dje është rrahur nga persona të panjohur në Strugë.
Reagimet në Bullgari zakonisht nisin e përfundojnë me thirrje për “veto për Maqedoninë” dhe të mos shpejtohet me konkluzione para zbardhjes së rastit.
MPJ-ja e Bullgarisë njoftoi se menjëherë ka vepruar pas këtij rasti.
“Një zyrtar i Konzulatës së Përgjithshme në Manastir është dërguar në Strugë. Po sqarohen faktet rreth rastit dhe nëse bëhet fjalë për vepër penale nga urrejtja” – thonë nga MPJ e Bullgarisë.
Janë prononcuar edhe nga partia GERB e ish-Kryeministrit, Bojko Borisov.
“Jemi dëshmitarë edhe të një akti brutal të dhunës ndaj shtetasve të RMV-së që deklarohen si Bullgarë” – shkroi në Facebook partia GERB, nga radhët e të cilëve vjen edhe shefja aktuale e diplomacisë, Marija Gabriel, e cila pas nëntë muajve do të jetë Kryeministre e Bullgarisë, sipas marrëveshjes për koalicion për Kryeministër me rotacion.
Ngjarja, sic njofton KlanM, ishte regjistruar edhe në buletinin policor.
“Më 13.06.2023 në ora 12:15 në Policinë e Strugës është denoncuar se në afërsi të sallës së aporteve në Rrugën “Boro Haxhieski” në Strugë, A.N nga Veleshta e Strugës, ka cënuar rendin dhe qetësinë publike me sulm fizik ndaj B.K nga Llabunishta. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, kurse SPB-Strugë do të ngrejë kallëzim adekuat”
Në opinion përmenden edhe njoftime se dy të implikuarit në këtë incident kanë pasur mosmarrëveshje personale dhe se akti nuk ka prapavijë etnike.
Ministria e Punëve të Jashtme u ka bërë thirrje autoriteteve dhe opinionit në Bullgari që deri në zbardhjen e rastit të përmbahen nga kualifikimet e parakohshme.
“Dje, gjatë orëve të mbrëmjes, me personin e dyshuar për sulmin, A.N. nga Veleshta, u realizua bisedë informative dhe është njoftuar prokurori publik. Kjo ngjarje nuk duhet të hedhë hije mbi përpjekjet institucionale për të kultivuar të drejtat dhe interesat e komuniteteve më të vogla, duke përfshirë edhe përpjekjet për të drejtat e garantuara kushtetuese-ligjore për to, mes tyre edhe komunitetin bullgar”, thonë nga MPJ.
Kadrieski është shtetas I RMV-së që jeton në Llabunishtë të Strugës dhe nuk ka shtetësi të Bullgarisë por deklarohet si bullgar.
Pas sulmit të mëhershëm ndaj Hristijan Pendikovit ai për mediat bullgare kishte deklaruar se janë përditshmëri kërcënimet ndaj Bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, në veçanti përmes rrjeteve sociale.
Incidenti ndodh në kohën e debateve të intensifikuara në Maqedoninë e Veriut për ndryshimet kushtetuese, me të cilët, bullgarët duhet të futen në Preambulë.
Shoqata e Bullgarëve “Shemeto” nga Struga është regjistruar më 16 Mars 2022. /KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flamuri shqiptar mungonte në Muzeun e Alfabetit, Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje