Rasti i dhunimit të 11 vjeçares, u vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi katër të dyshuarve
Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit katër të dyshuarve për rastin e dhunimit të 11 vjeçares.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.A., P.SH., L.A. dhe G.H., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.05.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PTHP-në, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve të lartcekur, iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secalin”, ka thënë Gashi.
Kujtojmë se e mitura në shkurt të këtij viti ishte viktimë e dhunimit edhe në tri raste të tjera, pas rastit që kishte ndodhur vite më parë.
Rasti i saj në publik njihet si “Rasti i 11 vjeçares”, dhe për këtë janë ngritur dy aktakuza me 13 të akuzuar.
Në dosjen e Prokurorisë ndaj rastit të fundit të ndodhur këtë vit, thuhet se V.A., më 1 shkurt 2025 në një motel në fshatin Shkabaj, Komuna e Obiliqit, me qëllim që të shfyrëzojë seksualisht të miturën (tani 14-vjeçe)- viktimë e ndjeshme, derisa ka qenë duke punuar si pastrues në motel dhe duke qenë në dijeni se është e vetme në një dhomë dhe nuk kishte mundësi të gjente strehim tjetër pasi që ishin orët e vona të natës, fillimisht i dërgon pije në dhomë viktimës dhe pastaj i organizon takim me dy persona tjerë ende të paidentifikuar përmes marrjes së përfitimeve, të cilët pasi paraqiten në motel kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën.
Kurse i pandehuri i dytë P.Sh., më 1 shkurt 2025 në motelin e njëjtë ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë e strehuar në këtë motel.
I pandehuri i tretë L.A., thuhet se me datë të njëjtë dhe në të njëjtin motel, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë e strehuar në këtë motel, i dyshuari në cilësi të pastruesit të motelit, me të kuptuar se viktima është e vetme në motel, shfrytëzon gjendjen e saj, duke e ditur se ajo nuk mund të sigurojë strehim në ndonjë vend tjetër meqenëse ishte vonë, hyn në dhomën ku ndodhej viktima dhe kryen aktin seksual, me këtë rast të dëmtuarës i është degraduar integriteti seksual.
Dhe i pandehuri i katërt G.H., thuhet se më 1 shkurt 2025 në motelin e njëjtë, ka kryer gjithashtu marrëdhënie seksuale me të miturën ./Telegrafi/






























