Burime brenda Gjykatës së Apelit për “Alsat” konfirmojnë se kërkesa e familjes së Almir Aliut për delegimin e lëndës nga Gjykata Themelore e Kumanovës në Gjykatën Penale të Shkupit nuk është pranuar. Sipas arsyetimit të Apelit, një delegim të tillë nuk e mundëson Ligji mbi Procedurën Penale për arsye se pala mbrojtëse dhe pala akuzuar nuk kanë të drejtë të kërkojnë delegim.

Arsyetimi i njëjtë është dhënë edhe në mendimin e Prokurorisë së Lartë e cila duke u thirru në nenin 27 të Procedurës Penale konstaton se kërkesa për delegim nuk ka bazë.

Seanca e radhës për rastin e Almir Aliut është thirrur më 16 maj, por e njëjta mund të anulohet për arsye te angazhimit të avokatëve në raste tjera./Telegrafi/