Më shumë se 7 vjet, shumë familje në gjendje të rëndë ekonomike, ato të kategorive të dala nga lufta, presin që të kenë një banesë në ndërtesat e filluara por që ende nuk kanë papërfunduar dhe janë dëmtuar në lagjen Petrovë të Prizrenit.
Puna në këto ndërtesa u ndërpre në vitin 2021, ndërsa as këtë vit institucionet lokale nuk e kanë paraparë përfundimin e tyre.
Këto godina që filluan të ndërtoheshin mbi 7 vjet më parë ishin të dedikuara për rastet sociale dhe kategoritë e dala nga lufta. Dy nga to kanë përfunduar dhe familjet janë akomoduar, por jo edhe 30 familje të tjera që ishin paraparë të strehoheshin këtu.
Kjo kategori e familjeve nuk dëshirojnë të prononcohen , pasi thonë se janë lodhur me kërkesa për strehim.
Ndërkaq, sekretari i organizatës së veteranëve të luftës po hon se strehë banimi nuk mundën të gëzojnë edhe të tjerë.
“Kemi shumë veteran, por edhe familje të dëshmorëve , invalid, të cilët nuk i kanë marrë këto banesa, ndërsa presin dita ditës për ti marrë. Kemi rastet që edhe i kanë marrë , por nuk mund ti gëzojnë , pasi që shumica kanë vdekur , siç mund ta ceki , luftëtaren e ndjerë Fatime Ademaj, vitin e kaluar ka vdekur edhe Mehmetali Shkreta, i cili nga Maqedonia ka ardhur në luftën e Kosovës, kemi Shefit Mazrekun i cili po ashtu është veteran i luftës i cili bredh në shtëpia në rastet sociale”, tha Isa Berisha nga OVL e UÇK-së.
Ish-drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverisjen e kaluar thotë se në kohën e tij kontrata me operatorin u ndërpre, por komuna nuk e ka paraparë përfundimin e tyre as këtë vit.
“Në qeverisjen e zotit Haskuka, aty kanë arritur të përfundohen dy kulla , ndërsa kulla e tretë dhe e katërt kanë shkëputje kontratash nga operatorët ekonomik për papërgjegjësinë e tyre …. Ato tash janë në një nivel të ndërtimit , ku në kullën e tretë janë përfunduar pothuajse 80 % të punimeve , ndërsa kulla e katërt ka më shumë se gjysma e punimeve që duhet të përfundohet. Për mua është shqetësuese se 30 familje presin që të vendosen tash e 7 vite në ato banesa dhe të bëhet një hap i tillë është e papranueshme”, tha Islam Thaqi – Ish drejtori i punës dhe mirëqenies sociale.
Ndërkaq, drejtori i tanishëm i Punës dhe Mirëqenies sociale, Edmond Hoxha, e konfirmon se këtë vit nuk mund të punohet në këtë projekt.
“E konfirmojmë që gjatë këtij viti , nuk është e paraparë që të punohet në këtë drejtim , por e kemi vullnetin e plotë që si komunë e Prizrenit, ky projekt të vazhdohet, ky projekt nuk do të ngecë mbrapa, sapo të fillojmë planifikimin e buxhetit të vitit 2024, ky projekt do të trajtohet dhe të futet në buxhet në mënyrë që të përfundojnë punimet”, tha ai për RTK.
Në shtator 2021 iu ndërpre kontrata operatorit ekonomik për kullën e tretë, ndërsa në kullën e katërt punimet i ndërprenë në maj 2021. Rreth 300 mijë euro ishin planifikuar për përfundimin e ndërtimit për një kullë në lagjen Petrovë të Prizrenit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht