Milot Rashica ka vazhduar me paraqitje të mira me fanellën e Besiktas këtë edicion në Turqi.

Sulmuesi dardan e nisi si titullar ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj Rizespor, ku Besiktas mori fitore të thellë 4-1.


Rashica zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, teksa asistoi te goli i dytë i shënuar nga Salih Ucan.


Në 27 ndeshje këtë edicion me fanellën e Besiktas në të gjitha garat, Rashica ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Besiktas me fitoren ndaj Rizespor, ndodhet në pozitën e parë në Grupin C të Kupës me 10 pikë pas katër ndeshjeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app