LAJMI I FUNDIT:

Raportuesja e Kosovës në PE: Mocioni i mosbesimit i LDK-së, katastrofik për Kosovën dhe rajonin

Raportuesja e Kosovës në PE: Mocioni i mosbesimit i LDK-së, katastrofik për Kosovën dhe rajonin

Vendimi i LDK-së për të nisur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon mund të sjellë fatkeqësi në tërë rajonin.

Cramon përmes një postimi në Twitter ka shkruar “Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe vet, atëherë kjo do të nënkuptonte një katastrofë jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë rajonin”.


Në një postim tjetër po ashtu në Twitter, Cramon ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani që të shmangin mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Çfarë po ndodh në Kosovë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani? Ju lutemi parandaloni edhe një raund tjetër të zgjedhjeve të parakohshme për vendin tuaj”.

Lidhja Demokratike e Kosovës të mërkurën e ka paralajmëruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Siguri
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Lajme
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

Drejtësi
Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Lajme
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Politikë
Kalo në kategori