Raportohen pesë raste të dhunës në familje – gratë viktima të bashkëshortëve

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar se kanë ndodhur në Kosovë të martën.
Policia njofton se në katër prej këtyre rasteve viktima janë gratë, të cilat janë sulmuar e dhunuar fizikisht si dhe kërcënuar nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre.
Ndërsa, në njërin rast raportohet se dy gra janë rrahur-sulmuar mes vete për shkak të një mosmarrëveshje verbale.
Ky rast ka ndodhur në Prishtinë, ku palët më pas kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
“Prishtinë 21.11.2023 – 19:40. Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur-sulmuar mes veti dy të dyshuara femra kosovare. Palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin policor.
Ndërsa, në Lipjan është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe po ashtu ka kanosur viktimën.
“Lipjan 21.11.2023-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës kosovare -bashkëshortes së tij, dhe po ashtu ka kanosur viktimën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”.
Në Ferizaj një tjetër person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 21.11.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare . Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
E në Gjakovë është arrestuar i dyshuari që ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kanosur me jetë përmes telefonit vëllain e saj.
“DHUNË NË FAMILJE Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare-bashkëshortes së tij, ndërsa përmes telefonit e kishte kanosur me jetë viktimën mashkull kosovar-vëllain e bashkëshortes së tij. Viktima-bashkëshortja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa vëllai i saj ka refuzuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”.
E në Rahovec një person është arrestuar pasi në vazhdimësi ka kanosur verbalisht ish-bashkëshorten e tij.
“Rahovec 21.11.2023 – 21:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u kanosur verbalisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovari cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi