LAJMI I FUNDIT:

Raportimi i Hotit për menaxhimin e pandemisë COVID-19, nesër vazhdon seanca

Raportimi i Hotit për menaxhimin e pandemisë COVID-19, nesër vazhdon seanca

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Avdullah Hoti ka raportuar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 është përmbyllur për sonte, për të vazhduar nesër në ora 10:00.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se salla ka nevojë që të dezinfektohet dhe se ka mbi 20 deputetët të cilët do të flasin, prandaj seanca do të vazhdojë nesër, transmeton Telegrafi.


Seanca e sotme ka filluar rreth orës 16:00, ndërkaq, kryeministri Avdullah Hoti ka raportuar para deputetëve për masat që kanë ndërmarrë si Qeveri e Kosovës  për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Gjatë kësaj periudhe të qeverisjes sonë, ne kemi pasur dy mundësi se si t`i përgjigjemi gjendjes së re të krijuar me Covid 19. Mundësia e parë ishte të nxisim qytetarët tanë që të ruajnë distancën, të mbajnë maska në fytyrë dhe të përkujdesën për higjienën e tyre personale; të obligojmë administratën publike apo sektorin privat që t`u përmbahen me korrektesë masave mbrojtëse e parandaluese, të cilat ne i kemi përmbledhur në Manualin e masave antiCovid; dhe të përkrahim sistemin tonë shëndetësor dhe atë monitorues me profesionistë shtesë, të cilët do të mbështesin betejën tonë të përbashkët kundër këtij virusi. Mundësia e dytë ishte të mbyllim sërish njerëzit në shtëpitë e tyre duke ndalur sërish punën dhe ekonominë.

Ne u përcaktuam për opsionin e parë, të bashkëjetesës në distancë me virusin, duke mos e ndalur ekonominë, por mbi të gjitha duke luftuar për çdo jetë, si ajo që po vuan nga COVID, si ajo që po rrezikohet seriozisht nga varfëria.

Rruga që kemi zgjedhur është më e vështira dhe nuk fitohet vetëm nga profesionistët shëndetësorë. Ajo, siç po shihet rrezikon të dështojë nëse secili prej nesh, si qytetarë të këtij vendi, nuk respektojmë masat që Qeveria i ka bërë të obligueshme në funksion të ruajtjes së shëndetit tonë, familjarëve tanë dhe shoqërisë në përgjithësi”, ka deklaruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori