Raporti i YAHR: Kuvendi Komunal i Lipjanit miratoi 27 vendime dhe një rregullore për gjashtë muaj
![Raporti i YAHR: Kuvendi Komunal i Lipjanit miratoi 27 vendime dhe një rregullore për gjashtë muaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/449463241_870724465081903_8063452149530300685_n-780x439.jpg)
Organizata e shoqërisë civile “Youth Association for Human Rights (YAHR)”, ka zhvilluar një monitorim të punës së Kuvendit Komunal të Lipjanit gjatë periudhës janar – qershor të këtij viti. Ky monitorim kishte për qëllim vlerësimin e performancës së kuvendarëve si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve.
Monitorimi ishte bazuar në aktivitetet e seancave plenare dhe ndërveprimin e kuvendarëve me ekzekutivin komunal, duke identifikuar dhe vlerësuar angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre në diskutime, ngritjen e çështjeve dhe pyetjeve drejtuar për shqyrtimin e çështjeve të ndryshme.
Gjatë kësaj periudhe, sipas kësaj organizate Kuvendi Komunal i Lipjanit zhvilloi 6 seanca plenare. Në këto seanca, u aprovuan një sërë vendimesh (27 në total), një rregullore ose plan komunal dhe u shqyrtuan 7 raporte dhe informacione të paraqitura nga ekzekutivi komunal.
Këto procese tregojnë pjesëmarrjen dhe aftësinë e Kuvendit për të kryer detyrat e saj ligjore dhe për të mbështetur zhvillimin e komunitetit lokal. Bazuar në vlerësimin e bërë nga YAHR, disa kuvendarë dalin në pah për angazhimin e tyre të lartë dhe kontributin në punën e Kuvendit Komunal, por kishte edhe të tillë që nuk u angazhuan fare
Bekim Krasniqi, drejtor i kësaj organizate ka thënë për Telegrafin se monitorimi i punës së Kuvendit Komunal ndikon në përmirësimin e përgjegjshmërisë dhe transparencës së proceseve vendimmarrëse në nivel lokal.
Sipas tij, këto qëllime përfshijnë adresimin e interesave dhe brengave të qytetarëve, andaj YAHR synon të përfaqësojë dhe të adresojë interesat e përgjithshme të qytetarëve të Lipjanit në mënyrë të paanshme dhe jo-partiake.
Krasniqi ka kërkuar angazhim më të madh të kuvendarëve të Lipjanit pasi që vazhdimisht ka kërkesa dhe ankesa të qytetarëve të cilat nuk po ngriten asnjëherë në kuvend.
”Përmes monitorimit të punës së kuvendarëve komunalë, organizata jonë punon për të siguruar që çështjet e rëndësishme për komunitetin të trajtohen dhe të diskutohen në mënyrë transparente dhe në përputhje me nevojat e qytetarëve. YAHR angazhohet të sigurojë që qytetarët të kenë qasje në informacionin e plotë dhe të rregullt lidhur me punën dhe vendimet e Kuvendit Komunal të Lipjanit. Kjo përfshin monitorimin e seancave plenare, diskutimet, vendimet e miratuara, si dhe çështjet e ngritura dhe pyetjet e drejtuar drejtuesve ekzekutiv”, ka thënë Krasniqi.
Sipas raportit të kësaj organizate, qëllimi kryesor i monitorimit të punës së kuvendeve komunale është të kontribuojë në forcimin e sistemit demokratik në Kosovë, duke promovuar llogaridhënien, transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
“Përmes vlerësimit të performancës së kuvendarëve, YAHR synon të inkurajojë një mjedis ku përgjegjshmëria dhe integriteti janë vlera themelore të administratës publike lokale. Këto qëllime përbëjnë një pjesë të strategjisë së YAHR për të siguruar që institucionet lokale të qeverisjes funksionojnë në mënyrë të përshtatshme dhe të përmbushin standardet e përgjegjshmërisë publike, duke i bërë ato më të qasshme dhe të përgjegjshme ndaj komunitetit lokal”,thuhet në raport
Sipas raportit të kësaj organizate, gjatë periudhës Janar-Qershor 2024 në Kuvendin Komunal të Lipjanit, subjektet politike kanë qenë të përfshira aktivisht në debatet dhe diskutimet e rregullta. Analiza e pjesëmarrjes së tyre tregon se partitë opozitare kanë pasur një prezencë dominuese.
”Partia Demokratike e Kosovës ka qenë subjekti politik më i shpeshtë në debatet e Kuvendit Komunal të Lipjanit, duke zhvilluar 60 diskutime, ose përqindje të pjesëmarrjes prej 44.78%. Pastaj, Lëvizja Vetëvendosje me 48 diskutime të zhvilluara, që përfaqësojnë 35.82% të pjesëmarrjes. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta në numër të diskutimeve me 24 sesione, ose 17.91% të pjesëmarrjes. Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përfshin veten me vetëm 2 diskutime, që përfaqësojnë 1.49% të pjesëmarrjes. Partia e Ashkalinjve për Integrim (PAI) nuk ka pasur asnjë diskutim të zhvilluar në periudhën janar-qershor, duke treguar një mungesë të vazhdueshme të aktivitetit në Kuvendin Komunal të Lipjanit”,thuhet në raport.
Lexo raportin e plotë për aktivitetet e kuvendit në Lipjan: Raport-monitorues-1-2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Fillon faza e rindërtimit të stadiumit të qytetit në Fushë Kosovë në vlerë rreth 2.9 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479185833_930670085919144_7716621818287951868_n-380x233.jpg)
Fillon faza e rindërtimit të stadiumit të qytetit në Fushë Kosovë në vlerë rreth 2.9 milionë euro
![NEWBORN edhe këtë 17 shkurt merr pamje të re, Ismaili thotë se punimet kanë nisur sot](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475763358_1024399606163998_2401900869585418119_n-380x233.jpg)
NEWBORN edhe këtë 17 shkurt merr pamje të re, Ismaili thotë se punimet kanë nisur sot
![Përvjetori i pavarësisë, Filharmonia e Kosovës organizon koncert më 17 shkurt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/477667640_1192632072867051_2059973827054128_n-1-380x233.jpg)
Përvjetori i pavarësisë, Filharmonia e Kosovës organizon koncert më 17 shkurt
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shampon-780x439.jpg)
Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim