LAJMI I FUNDIT:

Raporti për financimin e fushatës, 90 ditë pasi KSHZ-ja të shpall rezultatet zgjedhore

Raporti për financimin e fushatës, 90 ditë pasi KSHZ-ja të shpall rezultatet zgjedhore

Nëse partitë politike kanë pasur financim korrekt ose jo të fushatës parazgjedhore do të dihet 90 ditë pasi KSHZ të shpallë zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve. Anëtarja e Komisionit Antikorrupsion Katica Nikollovska tha për Alsat se raportin e tyre final do ta dorëzojnë në Kuvend.

“Partitë politike pjesëmarrëse në fushatë, në afat prej 60 ditësh pas daljes së rezultateve përfundimtare duhet ta mbyllin llogarinë e transaksionit në të cilën i mbledhin donacionet dhe mjetet për financim të fushatës zgjedhore. Më pas në afat prej 30 ditëve duhet të dorëzojnë raport financiar deri në Komisionin Shtetëror për Pengim të korrupsionit, Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve dhe Enti shtetëror për revizion”, tha Katica Nikollovska, Anti-korrupsioni.

Ajo tha se për fushatën parazgjedhore kanë angazhuar 17 bashkëpunëtor të jashtëm për të inspektuar reklamimin e partive nëpër billborde dhe metodat tjera reklamuese në teren, ndërsa aktualisht vetëm katër persona merren me shqyrtimin e çështjeve të korrupsionit.

“Kështu që nëse merret parasysh edhe situata me virusin korona nga i cili ne u goditëm, 4 persona ishin të sëmurë, kishim reduktim me këtë aspekt, vështirë gjendemi me kryerjen në kohë të obligimeve tona të përditshme, kështu që shpresojmë që kemi mundësi këto tre muaj ti shfrytëzojmë që në maksimum të përkushtohemi në gjendjen dhe ti konfirmojmë në pjesën e zgjedhjeve dhe gjithsesi të dalim me të dhëna dhe informata solide”, u shpreh Katica Nikollovska, Anti-korrupsioni.

Deri në grumbullimin e raporteve nga Institucionet tjera, Komisioni Antikorrupsion do të analizojë të dhënat e siguruar nga 17 vëzhguesit në teren./Alsat/

Në trend

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Kalo në kategori