Toney dhe Klodian Mihaj duket se kanë rënë në hall sa i përket raportit të tyre me Benita Zenën.

Ata zhvilluan një diskutim të gjatë rreth kësaj teme gjatë ditës së sotme (e enjte).


Gjatë bisedës, Toney ia bëri me dije Klodit se ka pëlqim për të dhe për atë ka dëshirë që të flas rreth këtij trekëndëshi që u krijua.

Foto: YouTube

Madje këtë i tha qartazi me një ton më të ashpër.

“Unë po dua të krijoj diçka. Nuk është burrëri me prek në pikë të dobët”, iu drejtua në një moment.

"Edhe Benita ka faj. E di që ka dashur të shfrytëzoj ty. Unë kam folur. Po ishte çfarë ishte. I ke parë gjërat nga ana ime. Nëse ti më do, unë nuk të kisha prekur në pikë të dobët", theksoi tutje.

Nga ana tjetër, Benita në një mënyrë duket se ka pëlqim për të dy djemtë e shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com