LAJMI I FUNDIT:

Raporti i KE-së për RMV-në: Pasuria e kriminelëve duhet të konfiskohet, edhe nëse e fshehin jashtë vendit

Raporti i KE-së për RMV-në: Pasuria e kriminelëve duhet të konfiskohet, edhe nëse e fshehin jashtë vendit

Në zërin që i referohet “Korrupsionit dhe konfiskimit të pasurive”, thuhet se vendi ynë duhet të miratojë një Ligj të ri që do të konfiskojë pasuritë e kriminelëve, edhe nëse i kanë transferuar dhe i fshehin jashtë vendit. Sipas Raportit, Maqedonia po ecën shumë ngadalë në luftën kundër korrupsionit dhe se mungon vullneti politik nga ana e institucioneve

Pasuria e kriminelëve duhet të konfiskohet, edhe nëse e fshehin jashtë vendit. Kështu rekomandohet nga Komisioni Evropian, në draftin e Raportit e shqyrtimit për Maqedoninë, i cili i referohet kapitullit kryesor negociues “Të drejtat themelore”. Raporti duhet të pranohet nga shtetet anëtare pasi ta kenë shqyrtuar dhe mundësisht të kenë bërë komentet e tyre. Në zërin që i referohet Korrupsionit dhe konfiskimit të pasurive, thuhet se vendi ynë duhet të miratojë një Ligj të ri që do të konfiskojë pasuritë e kriminelëve, edhe nëse i kanë transferuar dhe i fshehin jashtë vendit.


“Konfiskimi i aseteve kriminale nuk përdoret mjaftueshëm në procedurën penale. Nuk ka qasje strategjike apo sistematike për identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale të vendosura jashtë vendit ose të padisponueshme. Konfiskimi i aseteve kriminale duhet të bëhet një prioritet strategjik në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit të nivelit të lartë në vend”, thuhet në raportin e shqyrtimit. Sa i përket zbatimit të strategjisë kundër korrupsionit, thuhet se është shumë i ngadalshëm, se vetëm 10 për qind e aktiviteteve të planifikuara deri në vitin 2020 janë kryer, se ka mungesë të qartë të vullnetit politik në institucionet për këtë, se ata vazhdojnë të hetojnë dhe hapin çështje gjyqësore për korrupsion të profilit të lartë, por se numri i atyre që përfunduan me sukses është i kufizuar, domethënë se ka një mospërputhje midis numrit të gjykimeve të nisura dhe numrit të gjyqeve të përfunduara, ku shumë prej tyre bëhen e vjetruar para se të vinin vendimet. Vlerësimi është se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe financiare dhe vazhdon të shkaktojë shqetësim serioz në KE. Prandaj, rritja e numrit të dënimeve bëhet prioritet strategjik për KE-në.

Mungesa e vullnetit politik evidentohet edhe për reformën në administratën publike, ndonëse vihet re se rregullorja ligjore është përgatitur. Sipas raportit, ka një diferencë të padrejtë në paga, jo transparencë për shumat dhe shtesat e pagave jepen pa kritere të qarta. Veçanërisht kritike është pjesa e të ashtuquajturit “Balanceri”, i cili sipas vlerësimit të raportit, “nuk po i përmbush më objektivat, pasi përqindja në formulë nuk pasqyron të dhënat e regjistrimit të popullsisë”.

Në raport që në fillim, në Preambulë, theksohet se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë “pjesë thelbësore e procesit të zgjerimit”, një deklaratë që ndoshta nuk do të ishte këtu, po të mos ishin presionet nga Bullgaria. Shtohet se, sipas nenit 47 të Kornizës negociuese me Maqedoninë, Komisioni Evropian do t’i kushtojë rëndësi të veçantë vendosmërisë së Maqedonisë për përmbushjen e këtyre dy kushteve. Ajo që vijon është e njëjtë si më parë. Në raport, pas shqyrtimit të situatës sonë me të drejtat e njeriut dhe ato etnike thuhet se “korniza jonë ligjore dhe institucionale është pjesërisht në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet evropiane për të drejtat themelore”.

“RMV duhet të forcojë kapacitetet dhe pavarësinë e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të personave që u përkasin pakicave apo komuniteteve… Maqedonia e Veriut është zotuar që prioritet të fillojë dhe të arrijë amendamentet përkatëse kushtetuese, me qëllim që në Kushtetutë të përfshihen qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e kombeve të tjera”, thuhet në raport. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori