LAJMI I FUNDIT:

Raporti i inteligjencës amerikane: Ballkani mund të përballet me konflikte etnike gjatë vitit 2024

Raporti i inteligjencës amerikane: Ballkani mund të përballet me konflikte etnike gjatë vitit 2024

Agjencia e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara ka bërë publik raportin e saj vjetor, ku vë në dukje kërcënimet që priten të ndikojnë në stabilitetin global, me një vëmendje të veçantë ndaj Ballkanit Perëndimor.

Raporti parashikon se gjatë vitit 2024, rajoni mund të jetë epiqendër e dhunës ndëretnike.

Siç thekson dokumenti, udhëheqësit nacionalistë në rajon mund të përkeqësojnë tensionet për të përfituar avantazhe politike, dhe për të manipuluar ndikimin e aktorëve të jashtëm.


Sipas të dhënave të publikuara, ky manipulim do të synojë të përforcojë dhe shfrytëzojë dallimet etnike për arsye të ndryshme, përfshirë rritjen e ndikimit rajonal ose pengimin e integrimit të mëtejmë të Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike.

Raporti i referohet ngjarjeve të fundit në rajon, si agresioni i Banjskës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, dhe tensionet e muajit maj 2023, ku përleshjet mes KFOR-it dhe protestuesve serbë në veri të Kosovës lanë të plagosur dhjetëra ushtarë të forcave paqeruajtëse.

“Përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë shkaktuar humbje në jetë të njerëzve dhe plagosje, duke përfshirë edhe lëndimet e forcave paqeruajtëse të NATO-s në vitin 2023,” shton raporti.

Raporti gjithashtu shpreh shqetësim për veprimet destruktive të liderit serb në Bosnje e Hercegovinë, i cili është akuzuar për marrjen e hapat provokative në synimin për të neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnjë dhe për të siguruar në mënyrë de facto ndarjen e Republikës Serbe.

Këto veprime mund të nxisin udhëheqësit e popullatës boshnjake (muslimane) për të forcuar kapacitetet e tyre mbrojtëse, duke rrezikuar shpërthimin e konflikteve të dhunshme që mund të sfidojnë praninë dhe përpjekjet e forcave paqeruajtëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori