Ngritja e barrikadave në veri dhe tensionet e krijuara atje, kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, vrasjet dhe dhunimet e vajzave e grave, diskriminimi i komunitetit LGBT+, janë disa nga çështjet që organizata Human Rights Watch (HRW) ka përmendur në raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2022 për Kosovë.
Në raportin e 33-të, HRW ka monitoruar gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2022 në 100 vende të botës, përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën (BeH), Kosovën dhe Serbinë.
Sa i përket Kosovës, thuhet se gjatës 2022-tës ka pasur progres të ngadaltë në llogaridhënien për abuzimet e kohës së luftës. Aty përmendën ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë nën akuzat për krime të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Në raport është trajtuar edhe çështja e keqtrajtimit të gazetarëve në Kosovë, sulmet dhe kërcënimet ndaj tyre dhe “reagimi i dobët i organeve të shtetit”.
Sipas raportit, në periudhën janar-gusht, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 22 raste sulmesh, kërcënimesh dhe kanosjesh ndaj gazetarëve dhe mediave.
“Asociacioni ka raportuar se në shumicën e rasteve gazetarët përballen me ngacmime, kërcënime dhe kanosje në platformat e mediave sociale. Sipas shoqatës, hetimet penale ecin ngadalë kur nis procesi”, thuhet tutje.
Në raport përmendet edhe gjuha e përdorur nga Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili në një postim të bërë në muajin shkurt në Facebook, ka etiketuar gazetarët dhe mediat në Kosovë si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Ndërsa, përmendet edhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Luan Dualipi, i cili në mars në një postim në Facebook, ka bërë ndërlidhje të mediave të Kosovës me “bizneset kriminale” dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë ato.
“Deklarata të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në media dhe të krijojnë një mjedis armiqësor për gazetarët”, thuhet në raport.
Mes tjerash, në raport përmendën edhe 310 kthime të detyruara në Kosovë, shumica nga Gjermania, ku në mesin e tyre ishin 38 fëmijë, gjashtë romë, 13 ashkali dhe të tjerë shqiptarë etnikë.
Human Rights Watch është ndalur te dhuna ndaj gjinisë femërore në Kosovë, ku është përmendur rasti i dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë të dyshuar dhe vrasja e grave nga bashkëshortët e tyre.
“Të mbijetuarit e dhunës në familje vazhdojnë të përballen me pengesa për të marrë mbrojtje, duke përfshirë disa ndjekje penale dhe dështimin e gjyqtarëve për të lëshuar urdhra ndalimi kundër dhunuesve, si dhe ulje të dënimeve në rastet e vrasjeve të grave nga bashkëshortët e tyre, sipas Rrjetit të Grave të Kosovës”, u tha në raport.
Te pjesa e orientimit seksual dhe identiteti gjinor, HRW ka përmendur Qendrën për Barazi dhe Liri e komunitetit homoseksual (LGBT+) në Kosovë, e cila ka regjistruar pesë raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj komunitetit, katër prej të cilave kanë të bëjnë ndaj dhunës nga anëtarët e familjes ose partnerët ndaj personave transgjinorë.
Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: https://www.hrw.org/world-report/2023/country-chapters/serbia/kosovo ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës – themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Spasovski: LSDM kërkon rritje të pagave për policët dhe të gjithë të punësuarit në MPB
Pasivizimi i adresave, Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Do të vazhdojmë të kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme