LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Freedom House, LDK: Konfirmon korrupsionin qeveritar

Raporti i Freedom House, LDK: Konfirmon korrupsionin qeveritar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të raportit nga Freedom House, gjersa nga kjo parti theksojnë se ky raport dëshmon se korrupsioni gjatë kësaj qeverisje nuk është luftuar.

LDK thekson tutje se pas Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe organizata amerikane “Freedom House” në raportin e vitit 2024 përmend korrupsionin qeveritar, që sipas tyre “Vazhdon të jetë shqetësim SERIOZ në Kosovë”.


“Nga gjithsej 7 pikë në luftën kundër korrupsionit, Kosova është vlerësuar me vetëm 2.25. Kjo dëshmon edhe njëherë se korrupsioni gjatë kësaj qeverie nuk është luftuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës, raportin e Freedom House njëjtë si atë të Departamentit Amerikan të Shtetit, e konsideron shqetësues, për arsye se shumë problematika të cilat janë ngritur në këto raporte, vet LDK i ka diskutuar dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për t’i zbardhur aferat korruptive”, thuhet në reagim.

Sipas LDK-së, në këtë raport përmendet ndër të tjera skandali i Ministrisë së Tregtisë për rezervat shtetërore, për të cilat Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se ka ngritur zërin në Kuvend dhe kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore.

“…Por, për zbardhjen e këtij skandali nuk pati vullnet nga deputetët e pozitës, dhe sot këtë skandal e ke pjesë të raportit. Pra, të gjithë e kanë kuptuar se qeveria bën propagandë, por nuk e lufton korrupsionin”.

Tensionet me Serbinë, presioni ndërkombëtar e kërcënimet ndaj gazetarëve - Kosova në raportin e Freedom House
Lexo po ashtu Tensionet me Serbinë, presioni ndërkombëtar e kërcënimet ndaj gazetarëve - Kosova në raportin e Freedom House

LDK përmend edhe rastin e rezervave shtetërore.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë të mbrojë paranë publike, e cila po keqpërdoret nga korrupsioni instalues i Qeverisë. Përderisa do të shfrytëzohen edhe institucionet që personat të cilët kanë bërë vepra të tilla, të dalin para drejtësisë…”, thuhet tutje në reagimin e kësaj partie.

Ndryshe, Freedom House ka publikuar së fundmi raportin e ri “Kombet në Transit 2024”, ku është përfshirë edhe Kosova.

Në një vështrim të përgjithshëm për zhvillimet në vitin 2023, ky raport thekson se Kosova mban zgjedhje të besueshme dhe relativisht të mirë administruara.

Përveç kësaj raporti thekson se  shumë institucione publike janë minuar nga korrupsioni i rrënjosur, megjithëse ka shenja se një brez i ri politikanësh po lëvizin për t’u përballur me praktikat korruptive përmes reformave gjyqësore dhe administrative.

“Gazetarët vazhdojnë të përballen me kërcënime, veçanërisht në mediat sociale. Sundimi i ligjit pengohet nga ndërhyrja dhe mosfunksionimi në gjyqësor”, thuhet në një përmbledhje të këtij raporti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori