LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Dick Martyt, Edi Rama i drejtohet sot Këshillit të Evropës

Raporti i Dick Martyt, Edi Rama i drejtohet sot Këshillit të Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbajë sot fjalim në Këshillin e Evropës, ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës

Rama në një postim në Facebook bën të ditur se Asamblesë së Këshillit të Evropës do t’i drejtohet në ora 15:30.

“Mirëmëngjesi dhe rrugës drejt Strasburgut, për t’iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Evropës sot në 15:30, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


Kryeministri Rama në fjalën e mbajtur në 24 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i kërkoi Asamblesë të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues në lidhje me akuzat kundër UÇK-së të parashtruara në raportin e Dick Martyt.

Rama tha se “raporti i tij ishte tronditës. Jo vetëm që shumë asokohe e besuan, por u shndërruan në faktorë kyç të ushqimit të idesë dhe të ngritjes së dhomave të specializuara të Gjykatës për Kosovën. Po kështu u bë një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar, lloj i manifestit për propagandën mbarëbotërore kundër pavarësisë së Kosovës”.

Kuvendi i Shqipërisë i përcolli në 12 gusht të këtij viti zyrtarisht Këshillit të Evropës rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022.

Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i kërkohet të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori