Këto ditë mediat prestigjioze ndërkombëtare raportuan për rrezikun që i kanoset shteteve të Ballkanit prej shtrirjes së ndikimit rus, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Një raport ndërkombëtar përshkruhen këto rreziqe që i kanosen Kosovës në mënyrë konkrete, derisa veriu i Mitrovicës aty shihet si vatër kryesore për destabilizimin e vendit.
Në një të ardhme të afërt, sipas këtij raporti, Kosova pritet të ballafaqohet me rreziqe që kërcënojnë interesat nacionale të saj dhe interesat e shteteve mbështetëse, veçanërisht SHBA-së si rivale kryesore e Rusisë.
Si argumente që janë përfshirë aty janë kërcënimet që i vijnë Kosovës kryesisht prej shërbimeve të huaja, ku përpjekjet për destabilizimin institucional dhe nxitjet e konflikteve etnike vlerësohen si “alarm i kuq” për Kosovën. Mirëpo, e efektshme dhe me ndikim të dëmshëm për Kosovën, sidomos në raport me vendet e tjera, përshkruhet edhe propaganda përmes masmediave dhe rrjetit të agjenturave armike për ‘Shqipërinë e Madhe’.
Në këtë raport ndërkombëtar, me rrezik për Kosovën shihet edhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet shërbimit rus FSB, me BIA-n serbe dhe DSK-në maqedonase, ku merret si shembull konkret edhe joshja e disa pjesëtarëve të grupit kosovarë, që ishte i përfshirë në rastin “Kumanova 2015”.
Në këtë rast, sipas këtij raporti, destabilizimi i Maqedonisë është në interes të Rusisë dhe mund të rriten presionet e saj që ky shtet të mos bëjë kërkesë për anëtarësim në NATO.
Kurse, duke përshkruar aktivitetet e shërbimeve të huaja për destabilizimin e Kosovës, aty thuhet se të rrezikshme janë edhe investimet e drejtpërdrejta të zyrës ruse në veriun e Kosovës, konkretisht në Kodrën e Diellit.
“Përmes organizatave joqeveritare, mediave dhe mbështetjes së radikalëve serbë ne veri, shërbimet ruse po e nxisin komunitetin serb që të sillet në përputhje me interesat e shërbimeve sekrete të tyre”, thuhet në raportin e siguruar nga lajmi.net.
Aty thuhet se Serbia ka instaluar struktura të sigurisë në veriun e Kosovës, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë cenon sovranitetin e Kosovës, zbatimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, duke kontribuar kështu në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për krime të organizuara dhe aktivitete ilegale atje.
Gjithashtu, në këtë raport si rrezik që i kanoset Kosovës nga Maqedonia është edhe destabilizimi përmes dhënies së shtetësisë maqedonase qytetarëve të Kosovës, përkatësisht komunitetit goran dhe tërbesh, si dhe përmes rritjes së ekstremizmit islam.
Sipas këtij raporti ndërkombëtar, nuk mund të ketë përhapje të ekstremizmit politik dhe religjioz në Kosovë pa asistencë të shërbimeve përtej kufijve të Kosovës.
Si rrezik aty përshkruhet edhe edhe terrorizmi ndërkombëtar dhe krimi kibernetik.
Pozita gjeografike dhe orientimi euroatlantik, sipas raportit, e bën Kosovën të prekshme nga terrorizmi ndërkombëtar.
Grupet ekstremiste të udhëhequra nga agjendat politike dhe religjioze, thuhet se janë mirë të shtrira në Kosovë dhe mjaft mobile.
“Kosova është duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët e saj që të frenojë terrorizmin ndërkombëtar dhe aktivitetet e tyre në regjion. Sulmet kibernetike mund të shkaktojnë dëmtime kritike në administratën publike, ekonomi dhe infrastrukturë. Sulmet kibernetike mund të jenë agjenda politike apo kriminale dhe shfaqin rrezik në sigurinë, stabilitetin dhe funksionimin si shtet”, thuhet në këtë raport.
Gjithashtu, si rreziqe të mundshme shihen edhe fatkeqësitë natyrore, teknologjike dhe të tjera.
Fatkeqësitë natyrore dhe teknologjike, si të paparashikueshme, thuhet se rrezikojnë kushtet e jetesës së qytetarëve dhe paraqesin rrezik për përballimin e institucioneve të Kosovës për të siguruar kushtet bazike për qytetarët, duke ruajtur sigurinë e shtetit. /Lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare