LAJMI I FUNDIT:

Ramush Haradinaj takon ambasadorin turk

Ramush Haradinaj takon ambasadorin turk

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagrı Sakar, me të cilin kanë biseduar për temat aktuale në vend.

Haradinaj, përmes një psotimi në Facebook, ka thënë se  takimin me ambasadorin turk e ka realizuar në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.


“Biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marëdhënieve bilaterale mes Kosovës e Turqisë dhe e falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/