Tre liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë deklaruar pasurinë për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Sipas deklarimeve të tyre, Haradinaj është më i pasuri ndër të tre pasi ka konsiderueshëm pasuri të paluajtshme.
Ramush Haradinaj – AAK
I pari i AAK-së ka deklaruar se ka tri shtëpi në pronësinë e tij si dhe një vilë dhe një shtëpi tjetër në pronësi të përbashkët me bashkëshorten. Po ashtu, ai ka thënë se ka tokë dhe truall në pronësinë e tij. Vetëm një nga këto pasuri, kryetari i AAK-së ka deklaruar se e ka blerë me kredi.
Haradinaj tutje ka deklaruar një veturë BMW me vlerë 8 mijë euro në pronësi të bashkëshortes dhe një Cadillac me vlerë 19 mijë euro në pronësi të tij.
Lideri opozitar ka deklaruar 50 për qind të aksioneve në shoqërinë tregtare “HCC sh.p.k”, dhe 50 për qind të tjera në emër të përbashkët me bashkëshorten e tij.
Si para të gatshme, Haradinaj i ka deklaruar 5 mijë e 790 euro që vijnë nga qiraja dhe paga si dhe 2 mijë të tjera në emër të bashkëshortes.
Si deputet i Kuvendit, Haradinaj merr 18 mijë e 570 euro të ardhura vjetore, 2 mijë e 700 euro si invalid i luftës, 37 mijë e 288 euro nga qiraja e shtëpisë, 12 mijë euro i ka marrë huazim nga kompania “HCC sh.p.k”. Ndërsa, bashkëshortja e tij ka 48 mijë e 500 euro të ardhura vjetore.
KËTU mund ta shihni pasurinë e Haradinajt.
Memli Krasniqi – PDK
I pari i PDK-së si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një banesë në pronësi të tij si dhe një shtëpi në pronësi të përbashkët me bashkëshorten. Banesa ka vlerën e 120 mijë eurove, ndërsa shtëpia 180 mijë.
Pasuri të luajtshme Krasniqi e ka deklaruar një veturë të tipit Volkswagen në emër të bashkëshortes. Vetura kap vlerën 22 mijë euro.
Ai ka thënë se posedon edhe numër të madh kriptovalutash. Ka Bitcoin që vlerën aktuale e ka 26 mijë euro, Ether me vlerë 1 mijë e 650 euro, Binance Coin me 290 euro e të tjera kriptovaluta me vlerë modeste. Krasniqi ka deklaruar se posedon edhe NFT (non-fungible token), si vijon: FancyBears Metaverse x4, Bad Bears Genesis x2, Etheral Apes x2, Laid Back Llamas x1, Tubby Cats x1, Genzee x1, Bricktopians x1, Imnium x2, Yat x1, Shiba Punks x1, Ëorld of Yamaloka x4.
Lideri i partisë opozitare më të madhe në vend gjithashtu ka deklaruar se ka mbi 3 mijë euro para të gatshme në bankë, ndërsa kredi prej 65 mijë eurosh për blerjen e shtëpisë. 30 mijë euro të tjera kredi, kryetari i PDK-së i ka deklaruar për rinovimin e shtëpisë.
Të ardhurat vjetore të Krasniqi janë afro 19 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës. Si kryetar i PDK-së, ai ka thënë se nuk merr para. Bashkëshortja e tij ndërkohë ka afro 14 mijë euro të ardhura vjetore.
KËTU mund ta shihni pasurinë e Krasniqit.
Lumir Abdixhiku – LDK
I pari i LDK-së si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi dhe një tokë në pronësinë e tij si dhe një shtëpi tjetër në emër të përbashkët me bashkëshorten.
Abdixhiku gjithashtu ka deklaruar një veturë Alpina me vlerë 25 mijë euro në emër të bashkëshortes si dhe 10 mijë e 600 euro para të gatshme në bankë.
Lideri opozitar ka thënë se ka edhe overdraft prej 6 mijë eurosh në emër të tij, ndërsa 32 mijë e 500 euro është kredia në emër të bashkëshortes së tij për rinovim të shtëpisë. Po ashtu, ai ka edhe një kredi të përbashkët me vlerë 41 mijë e 602 euro.
Abdixihiku ka thënë se merr të ardhura vjetore 18 mijë e 591 euro si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe 24 mijë euro nga kolegji “Riinvest” ku punon si ligjërues. Në vitin 2022 ai ka deklaruar se ka marrë edhe 3 mijë e 600 euro nga bursa “CERGE-EI”. Bashkëshortja e tij ka afro 13 mijë euro të ardhura vjetore.
KËTU mund ta shihni pasurinë e Abdixhikut./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë