Aaron Ramsey pritet të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të verës si lojtar i lirë pasi nuk po arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës.  

27-vjeçari uellsian mund të jetë në linjë për të lënë Topçinjtë falas në verën e vitit 2018.


Sipas mediumit The Mirror, Ramsey është i vendosur për të lënë Arsenalin në verë pasi bisedimet mbi një kontratë të re janë ndërprenë.

Marrëveshja aktuale e 27-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe Topçinjtë refuzuan një ofertë 50 milionë funte për shërbimet e tij këtë verë, pasi ata dukeshin të sigurt për mbajtjen e lojtarit.

ramsey 1

Por, ka pasur një prishje të papritur raportesh në bisedimet mes palëve.

Momentalisht nuk ka asnjë ofertë në tavolinë dhe Ramsey mund të jetë në rrugën e tij për tu larguar në verë si një agjent i lirë.

Për Ramseyn nuk mungojnë skuadrat e interesuara pasi atë e duan Chelsea dhe Milani. /Telegrafi/

telegrafi sport app