LAJMI I FUNDIT:

Ramë Shabani rrëfen se si i mbijetoi Masakrës së Reçakut

Ramë Shabani rrëfen se si i mbijetoi Masakrës së Reçakut

Ramë Shabani i ka mbijetuar masakrës që forcat serbe bënë në Reçak.

Shabani, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka rrëfyer ngjarjen që ka ndodhur 21 vite më parë në Reçak.


Ai tregon se me 15 janar pak para orës 7:00 të mëngjesit forcat serbe kanë granatuar fshatin nga tri pozicione.

“Pas orës 8:00 kanë filluar të futen në fshat edhe këmbësoria. Ne jemi tubuar rreth 60 veta në një shtëpi. Ajo shtëpi kishte bodrum dhe e kishte malin afër. Ne llogarisnim të iknim për çdo rast, por forcat serbe erdhën na zunë dhe aty filluan t’i ndajnë gratë nga burrat”.

Shabani thotë se në atë moment kanë filluar ti rrahin me disa dru që i kishin prerë në oborr, përcjell Telegrafi.

“Pas rrahjes ata thirrën komandantin për të raportuar duke i thënë se aksioni përfundoi. Ai u tha në radiolidhje që të na lëshonin. Dhe aty na nisën drejt kodrave. Kur arritëm te vendi ushtria dhe policia na kishin dalë në pritë dhe si shihet edhe në televizion aty kanë masakruar e vrarë kë kanë mundur”.

Shabani thotë se ai ka mundur të largohet drejt fshatit Vrellë por edhe aty është përballë me një autoblindë të serbëve.

“Kur pashë autoblindën u ktheva në një drejtim tjetër dhe deri në mbrëmje kam luftuar për jetën. Në mbrëmje kam parë njerëzit pa kokë e pa zemër”, tregon më tej Ramë Shabani.

I mbijetuari i masakrës thotë se në këtë ngjarje ai humbi vëllain dhe 11 kushërirë.

Shabani thotë se masakra ka ndodhur gjatë tërë ditës mbi të gjithë ata që ishin nën rrethim.

Banori i Reçakut thotë se dy ditë pasi grumbulluan kufomat shpresonin që më datën 17 t’i varrosnin por kuptuan se serbët janë kthyer për t’i marrë kufomat.

“Ka pasur tri ditë luftë për t’i mbrojtur kufomat. Aty është vrarë edhe komandanti lokal i UÇK-së dhe ushtarë të tjerë në mbrojtje të kufomave. Serbët më pas i morën dhe i dërguan në spital”.

Shabani thotë se gati një muaj pas masakrës të ndjerët arritën të varrosen dhe thotë se për ta ishte një lehtësim shpirtërorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori